Ushtria e Assad-it gati për luftë me Turqinë?

155

Ka marrë një kthesë të tmerrshme lufta në Veri-Lindje të Sirisë.

Forcat kurde kanë arritur një marrëveshje me regjimin e Bashar al-Asad, e paimagjinueshëm deri para disa ditësh, për të lejuar trupat nga Damasku “të mbronin” qytetin kryesor të Kobane, i kërcënuar nga ofensiva turke.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Rusia e Vladimir Putin dhe e konfirmuar nga palët, gjithashtu ka të bëjë edhe me qytetin tjetër strategjik, Manbij, në perëndim të lumit Eufrat.

lg.php.gifNegociatat midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë Siriane u zhvilluan në bazën ajrore ruse të Hmeimim në Latakia. Spiralja e papritur e luftës ndryshoi menjëherë pasi amerikanët njoftuan evakuimin e mijëra ushtarëve të tyre nga e gjithë zona e përfshirë në fushatën ushtarake turke.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e 1000 ushtarëve nga Siria veriore me arsyetimin se është më mirë të mos përfshihen në luftime.

Vendimi i presidentit Donald Trump vjen një javë pas ripozicionimit të dhjetëra ushtarëve amerikanë që punojnë së bashku me milicitë kurde në luftën kundër ISIS.