Vajza e Gates reagon për herë të parë pas lajmit për ndarjen e prindërve të saj

Advertisment
HTML Image as link

Prej mbrëmjes së djeshme, lajmi që bëri xhiron e botës ishte vendimi i Bill dhe Melinda Gate, të cilët kanë vendosur të divo rcoheshin pas 27 vitesh martesë. Ata u shprehën se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reaguar vajza e çiftit, Jennifer Gates, e cila publikoi një deklaratë në Instastory.

Reklame

“Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen”. tha ajo. “Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë”.

Më tej Jennifer shton: “Jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë.

Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja janë me vlerë për mua. Faleminderit për respektimin e vendimit tonë për privatësi”.