Vajza e Cimës njofton se është siguruar gjaku i kërkuar për shërimin humoristit (FOTO)

Humoristi i njohur, Rasim Thaçi- Cima është infektuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Adelina Thaçi, dhe ka kërkuar që personat që kanë fituar anti trupa të dhurojnë gjak për babain e saj, shkruan portali arbresh.info

Reklame

Menjëherë pas këtij njoftimi, këngëtarja ka njoftuar se familja Thaçi e ka siguruar gjakun e nevojshëm.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja Thaçi – Meta përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku njëherësh i falënderoi nga zemra ata që dhuruan gjak për familjen e saj.

“Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar Adelina.