Vajza e Qassem Soleimanit ke rcenon Trumpin

Advertisment

Vajza e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, të vrarë nga forcat amerikane, i ka dërguar një mesazh të fortë Presidentit të SHBA, Donald Trump.

“SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë ditët më të zeza”, kështu ka deklaruar Zeynab Soleimani, ndërsa ka shtuar se “Zonja Trump, mos besoni se gjithçka ka përfunduar tani që babai im nuk është më”. Ajo e bëri këtë deklaratë para një turme të madhe iranianësh që morën pjesë në funeralin e gjeneralit Suleimani në Teheran.
“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre, duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre”, paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, pasi turma brohoriste “vdekje Amerikë”.