Vajza në TikTok përmes videove i rendit teoritë e konspiracionit në botë (video)

Advertisment

Studentja Abi Riçards u bë e njohur në rrjetin social “TikTok” pasi filloi të publikojë video në të cilat ajo e paraqiti piramidën e saj të përmbysur me teori konspirative që po përhapen në të gjithë botën. Në tabelë, ajo i rendit ata sipas: gjërave që kanë ndodhur vërtet, gjërave për të cilat publiku ka pyetje, mohimit shkencor që është i rrezikshëm për veten dhe mjedisit dhe “një pikë pa kthim”, shkruan Meta.

Vetë tabela u tregua aq e popullarizuar sa që Riçards tani po publikon një seri videosh në të cilat ai shpjegon renditjen me fjalët e saj. Videot, edhe pse qesharake, janë gjithashtu informuese.

Reklame

Në njërën prej tyre, Riçards shpjegon konspiracionet për të cilat dihet se janë reale, përfshirë operacionet e ndryshme të CIA-s.

Pjesa tjetër e grafikut, tregon teoritë e konspiracionit për të cilat njerëzit kanë disa pyetje legjitime, por ka spekulime rreth tyre. Kjo përfshin teori për figura të ndryshme publike që kanë vdekur në mënyrë misterioze, të tilla si Merlin Monro, Princesha Diana dhe atentati mbi Kenedi.

Në pjesën e tretë, siç thotë Riçards, e kapërcejmë vijën e “largimit nga realiteti” dhe hyjmë në gjëra vërtet të çuditshme që janë mjaft të padëmshme për popullatën e përgjithshme njerëzore. Riçards citon teori të tilla si: këngëtari Avril Lavigne ka një sozike, Princi Çarls është një vampir, Greta Tunberg udhëton nëpër kohë, jashtëtokësorët e kanë ndërtuar Stonebrixh etj.

Më vonë vjen pjesa ku pretendimet e shkencës të tilla si se virusi corona është bërë në një laborator, teori konspirative në lidhje me rrjetin 5G, dinozaurët nuk kanë ekzistuar, ngrohja globale është një mashtrim, Finlanda nuk ekziston, vajrat esenciale i shërojnë të gjitha sëmundjet etj.

Në pjesën e fundit të piramidës, përkatësisht “pika nga e cila nuk ka kthim”, Riçards fut teoritë më të famshme, duke përfshirë ato që lidhen me Bil Gejts dhe çipat, pretendimin se toka është e sheshtë, ulja në hënës është mashtrim, certifikata e lindjes së Obamës është e rreme, mohim se ka ndodhur Holokausti, si dhe gjithçka që lidhet me Xhorxh Soros dhe Iluminati. /portalb/

@tofologyBreaking down my chart! I’m so excited to do all of these!! ##part1 ##conspiracytheories ##rationality ##politics ##PetThings ##theconspiracychart

♬ Blue Blood – Heinz Kiessling & Various Artists