Vajza nga Afganistani qan pasi policia e ndalon në Pogradec (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne po i flisnim dhe po i flisnim, kur policët na morën. Ne nuk jemi terroriste”. Këto janë fjalët e një vajze të re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Në një video të publikuar nga abcnews, vajza e re duke qarë tregon se ka udhëtimet me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

Reklame Reklamë:
Qries

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.

Mësohet se vajza e re bashkë me 5 personat e tjerë nga Afganistani janë arrestuar në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ka edhe fëmijët, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.