Vajza nga Novi Pazari, pas 15 vitesh e kuptoi që është shqiptare

Advertisment

Amina Nuraj ka kaluar një pjesë të jetës duke mos e ditur kombësinë e saj.

Familja e saj ishte e detyruar ta fsheh faktin që janë shqiptarë, për arsye se ishin gjithmonë të rrezikuar gjatë qëndrimit në Serbi.

Reklame

E lindur dhe e rritur në Novi Pazar , për 15 vite nuk e ka ditur që është shqiptare.

Është Amina Nuraj, tashmë 22 vjeçare , ajo e cila flet me shumë dashuri për shqiptarët dhe atdheun.

“Nuk e kam ditur që nga fillimi se jam shqiptare, pasi si shumica e shqiptarëve të Sanxhakut edhe ne ishim asimiluar dhe sllavizuar. Më vonë kur kam filluar të lexojë libra, pastaj kam kuptuar se jam shqiptare”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Amina Nuraj.

Ajo ka kryer shkollën fillore dhe të mesme atje, të gjitha në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Kur ishte 15 vjeç , ka filluar të mësoj gjuhën shqipe, të cilën sot e flet shumë mirë.

“Në Sanxhak të gjitha mësimet janë në serbisht pasi nuk ka drejtësi për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e nënës. Është trishtim që sot fëmijët e Sanxhakut nuk e dinë gjuhën e nënës”, deklaroi më tej Amina Nuraj.

Tre vitet e fundit ajo gjithashtu ishte pjesë e shumë protestave , së bashku me fëmijët e Sanxhakut.

Vazhdimisht mëson për histori të ndryshme të shqiptarëve, duke dashur ta kompensoj kohën e humbur.

“Unë e di që Adem Jashari ishte heroi më i madh i për kombin shqiptarë. Ai ka flijuar familjen për lirinë e Kosovës në luftë me Serbinë. Ai është njeriu që mësova se as familja nuk është më e rëndësishme se liria”, deklaroi ndër të tjera Amina Nuraj.

Prekazi është vendi që e viziton më së shpeshti në Kosovë. Ajo thotë se ky vend i jep emocione të shumta dhe lidhja e saj me Kosovën është e veçantë