Vajza nga Peja krijon maska verore (video)

Advertisment

Hapësira e cila deri para disa muajve ishte shfrytëzuar vetëm për qepjen dhe shitjen e fustaneve dhe bluzave të ndryshme, tani krijohen maska.

Ishte muaji mars ai që ia dha një kthesë tjetër këtij biznesi. Me fillimin e pandemisë Adelinë Nitaj nga “Bleta Design” vendosi që të fillonte qepjen e maskave për fytyrë, si mjet mbrojtës.

Reklame

Fillimisht, si shenjë falënderimi për stafin mjekësor të Pejës, nga punëtoria e “Bletë Design” u dhuruan me qindra maska. E pas kësaj porositë për maska të personalizuara nuk u ndalën, raporton KOHA.

Adelina thotë se edhe në kohë pandemie është munduar të qëndrojë sa më kreative. Kreativitetin e saj e ka shprehur në maskat me pika, vija, bletë e lule shumëngjyrëshe. Pjesë e porosive, sipas Nitajt, kanë qenë edhe maskat me logo të bizneseve vendore.

Me ardhjen e sezonit të verës maskat për shumë persona u bënë të padurueshme. E për këtë Hyre Nitaj ka menduar të fillojë qepjen e maskave njështresore.

Përveç ndërrimit të produktit kryesor, në kohën e pandemisë Hyre Nitajt i është dashur të reduktonte stafin në punëtori. Përafërsisht, tani brenda ditës, ajo mund të qepë deri në 100 maska.

Në qoftë se vazhdon nevoja e bartjes së maskave për fytyrë, Nitaj thotë se do të vazhdojnë me qepjen e tyre. Pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë me shitjen e fustaneve solemne.