Vajza nga Shkupi m ashtron 23 vjeçarin nga Gostivari

Advertisment

Mbrëmë rreth orës 19 e 45 minuta, J.M. 23 vjeçar nga Gostivari, ka denoncuar në polici se gjatë këtij muaji ka qenë i mashtruar nga një femër nga Shkupi, me të cilën paraprakisht janë njoftuar në Facebook, e cila i ka premtuar se do t’i ndihmojë për punësimin e të dashurës së tij, por për këtë duhet të paguajë 1000 euro.

Sipas denoncimit të 23 vjeçarit, në Gostivar shkupjanes i ka dhënë një pjesë të shumës, por pastaj ajo nuk i është paraqitur për takimin e radhës të cilin e kanë lënë në Shkup, prej ku kupton se është mashtruar nga ana e saj.

Reklame

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.