Vajzat e arta bashkë me ekipin olimpik të xhudos arrijnë në Kosovë

AdvertismentCustom Text

Vajzat e arta bashkë me ekipin olimpik të xhudos arrijnë në Kosovë.

Për tre medalistet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, është organizuar pritje madhështore në Aeroportin e Prishhtinës edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

ReklameCustom Text

Pas mbajtjes së konferencës, tri medalistet do të nisen drejt Prishtinës ku do të priten nga mijëra qytetarë.

Ata u pritën me një ceremoni shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.

Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e cuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Vendit tonë i ka mbetur vetëm edhe një garues në Tokio 2020, mundësi Egzon Shala.

Shala do të përballet me mundësin bjellorus Dzianis Khramiankou në rrethin e parë në peshën e rëndë, 125 kilogramë, të enjten më 5 gusht.

Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik.