Advertisment
Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) i dhuroi Kur’an me alfabetin Braille vajzës 15 vjeçare Eliza Abdija me shikim të dëmtuar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aktivitetin e zhvilluar në Myftininë e Gostivarit morën pjesë Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup,
Reklame
Murat Alkan, Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, Eliza Abdija, hoxhallarë dhe punonjës të Myftinisë.