Vaksina e COVID19, kompania amerikane ndalon testimet

Advertisment

Kompania farmacerutike “Johnson & Johnson” ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrësi në testim.

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e vaksinave që janë në fazën e tretë të testimeve.

Reklame

“E kemi ndërprerë përkohësisht injektimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, tha përmes një deklarate kompania “Johnson & Johnson”.

Sipas saj, ndërprerje të tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve.

“Johnson & Johnson” nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit.

Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19 ka dhënë reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme.

“Johnson & Johnson” ka nisur pastaj testimin në 60,000 persona, rezultatet e të cilit priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.