Vaksina e imunitetit, propolisi i bletës ka veti të jashtëzakonshme shëruese

Herbalisti Irfan Gjeci tregon se propolisi i bletës është produkt shumë i rëndësishëm për të forcuar imunitetin.

“Propolisi i bletës ndikon menjëherë në imunitetin e njeriut, por mund të përdoret pa problem, edhe pasi të bëni vaksinën anti Covid.

Reklame

Nëse imuniteti në trup është i lartë, propolisi e normalizon, nëse është i ulët e ngre imunitetin”, shpjegon mjeku popullor.

Ai tregon si mund ta konsumojmë. “Duhet ta përziejmë me ujë të ngrohtë, ka më shumë efekt. Më mirë është ta pimë në darkë”.

Po ashtu, herbalisti këshillon përdorimin e vitaminës C sa më shumë të jetë e mundur. “Në raste urgjente, p.sh helmim duhet të marrin menjëherë vitaminë C pluhur. Në formë pluhura, vitamina C ka më shumë fuqi”.

Këshillon konsumimin e sa më shumë çajrave, por specifikon se është më mirë të përdorimin disa ditë një lloj çaji dhe më pas një tjetër, mos t’i përziejmë që të kenë më shumë efekt. “Duhet që gjatë ditës të pimë disa herë çaj por, të presim 20-30 që çaji të japë efekt para se të pimë çajin tjetër”.