Vaksina gjermane mund të ruhet në frigorifer tre muaj

Advertisment

Kompania bioteknologjike gjermane “KjurVak” kumtoi se vaksina e saj kundër koronavirusit mund të rruhet në mënyrë të sigurt deri tre muaj në frigorifer të thjeshtë, që me siguri do të ndihmojë të shmanget pengesa e madhe logjistike kur bëhet fjalë për distribuimin e saj, transmetoi “Foks Njuz”.
Kjo theksohet në kumtesën e sotme të kompanisë se ilaçi i saj, që është kandidat për vaksinën me bazë mRNA, CVnCoV, mbeti i qëndrueshëm dhe brenda specifikimeve të përcaktuara për të paktën tre muaj kur ruhet në pesë gradë Celsius dhe deri në 24 orë në temperaturën e dhomës kur përgatitet si vaksinë për përdorim.

Transporti dhe ruajtja e vaksinave që kërkojnë temperatura ultra të ulëta për të qenë të qëndrueshme ka qenë subjekt i një debati intensiv dhe shqetësimi mbi realizueshmërinë, shpenzimet shtesë dhe prishjen”, tha Dr. Florian fon der Mulbe i “KjurVak”.

Reklame

Ai shtoi se kompania ishte “shumë e inkurajuar nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e kandidatit tonë për vaksinën Covid-19” kur ruhet në frigorifer standard, si dhe në temperaturën e dhomës.
“Ky kompaktibilitet gjithashtu potencialisht lejon ruajtjen e decentralizuar dhe mund të lehtësojë ndjeshëm përpjekjet e vaksinimit në shkallë të gjerë gjatë pandemisë aktuale,” shtoi von der Mulbe.