Vaksina për koronavirus, prova te majmunët jep shpresë

Advertisment

Një vaksinë kundër koronavirusit duket se po del të jetë mbrojtëse kundër sëmundjes Covid-19 në provën e bërë me gjashtë majmunë.

Kjo jep një fije shpresë për vaksinën, e cila tani po kalon prova klinike njerëzore, njofton Klan Kosova.

Reklame

Nuk ka asnjë garanci që ky rezultat do t’u përkthehet njerëzve, megjithatë.

Një grup majmunësh u ekspozua ndaj virusit. Gjashtë kafshët që ishin vaksinuar kishin më pak pasoja të virusit në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

Prova u zhvillua në SHBA duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Vaksina u bë për të mbrojtur kafshët nga zhvillimi i pneumonisë.