Vaksina turke e covid/ Nisin testimet e para te njerëzit (VIDEO)

Advertisment

Përpjekjet e Turqisë për të zhvilluar një vaksinë të sajën anti-Covid, kanë hyrë në fazën e testimit tek njerëzit. Ministri I shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se tre nisma të tjera të ngjashme në vend do të arrijnë në këtë pikë në shtat po 10 ditët e ardhshme.

Turqia raportoi 1,502 raste të reja me koronavirus dhe 1,211 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci total I vdekjeve në vend është 8,384, me 59 viktima të reja. Një ditë më parë edhe në Venezuelë sakaq mbërritën dozat e para të vaksinës ruse.

Reklame

Në fazën e parë të testimit të “Sputnik V” në këtë vend do të marrin pjesë 2 mijë persona, ndërsa më shumë se 40 mijë janë përfshirë në eksperimentimin rus që do të nisë në Moskë javët në vijim.

Në të gjithë botën, COVID-19 ka marrë më shumë se një milion jetë njerëzish, dhe vendet më të goditura janë Shtetet e Bashkuara, India e Brazili.

Top Channel