Vaksinat e para në fund të këtij muaji/ Ja si do të zhvillohet procesi në Maqedoni

Na ndajnë edhe shumë pak ditë nga arritja e 5.850 vaksinave të para anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë përgatitjet e fundit për t’i pritur dhe sistemuar ato në vende të veçanta dhe për të filluar më pas vaksinimin e popullësisë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti për “Intervistën e Javës” në TVM2 tha se janë siguruar frigoriferët e parë të nevojshme për ruajtjen e këtyre vaksinave në minus 70 gradë celsius.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar frigoriferët në minus 80 gradë celsius. Disa friforifer i kemi ndërsa disa të tjerë duhet të sigurohen. Nuk e di saktë se ku janë dërguar, por e di që janë.”, tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Reklame

Ka gjasa që dërgesa e parë e vaksinave të arijë në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit, thotë Memeti, ndërsa parashikimet janë që deri në fund të marsit të siguruohet edhe gjithë pjesa tjetër e 800 mijë vaksinave të paralajmëruara nga “Pfizeri”, të nevojshme për vaksinimin e rreth 400 mijë qytetarëve.

“Vaksinat e para që do të vijnë nga “Pfizer”diku rreth 6 mijë vaksina prioritet në vaksinim duhet të jenë të punësuarit shëndetësor dhe të sëmurit kronik apo mosha të vjetra. Prioritet në vaksinim do të kenë Covid Qendrat, mjekët që merren me trajtimin e rasteve të covid, epidemiologët dhe të punësuarit e qendrës së shëndetit publik. Këto janë prioritet në vaksinimin e parë.”, tha Memeti.

Memeti: Vaksinimi, përmes platformës ”Termini im”

Është përpiluar edhe programi për vaksinimin e popullësisë. Vaksinimi i qytetarëve parashikohet të bëhet përmes programit “Termini im” në Shtëpitë e Shëndetit, ndërsa ja kush duhet të merr vaksinën me patjetër, e kush nuk duhet të pranojë vaksinën anti-Covid për x arsyje, bën me dije Memeti.

“Target grupet të cilët duhet të vaksionohen përveç puntorëve shëndetësor janë të sëmurit kronik, qytetarët me sëmundje shoqeruese dhe qytetarë tjerë pa asnjë dijagnoz paraprake. Nuk parashihet vaksina për fëmijët të moshës 16 vjeç dhe gratë shtatëzana dhe lehonat. Qytetarët të cilët janë të kundërindikuar nga vaksinat nuk do të marrin vaksinën, janë rastet me sëmundje alergjike dhe të sëmurët me sëmundje imunosupresive të cilët imuniteti i tyre nuk mund të përballojnë dhe rastet me temperatur ose febril.”, u shpreh Memeti.

Për autoritetet shëndetësore nuk ka dyshime se ky vit do të jetë vit i fillimit të përfundimit të pandemisë Covid-19. Për të rritur vetëdijen e qytetarëve për të marr vaksinën kundër Covid, do të organizohet edhe fushata mediatike për rëndësin e imunizimit të popullësisë, tha Memeti.