Vaksinat janë efikase/ Fauci thirrje qytetarëve: Mos prisni më, por merrini

Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të vaksinohen. CNN shkruan se Fauci ka thënë se qytetarët duhet të marrin një nga vaksinat që janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë (FDA), pasi janë efikase dhe të sigurta.

“Këto janë tre vaksina mjaft efikase. Unë mund t’ju them se unë jam vaksinuar plotësisht me një që ishte në dispozicion. Ishte Moderna. Nëse nuk do të vaksinohesha tani dhe do të kisha një zgjedhje për të marrë një vaksinë J&J tani ose duke pritur për një vaksinë tjetër, do të merrja çfarëdo vaksine që do të ishte në dispozicion për mua sa më shpejt të jetë e mundur për arsyen e thjeshtë të asaj që thashë një moment më parë, ne duam të bëjmë sa më shumë njerëz të vaksinuar sa më shpejt dhe shpejt,” tha Fauci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në SHBA deri tani janë aprovuar tre vaksina nga FDA-ja. Fillimisht u miratua vaksina e Pfizer/BioNTech, e Moderna-së dhe e fundit vaksina e Johnson & Johnson.