Vaksinat kineze kundër Covid19 mund të jenë të kapshme për përdorim në nëntor

Vaksinat kundër koronavirusit të ri që po zhvillohen në Kinë mund të jenë të kapshme për opinionin në nëntor, deklaroi përfaqësuesja e Qendrës kineze për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC).

Kina ka katër vaksina kundër Covid-19 që janë në fazë përfundimtare të hulumtimit klinik, së paku tre prej tyre u janë ofruar shërbimeve më të ekspozuara.

Reklame

“Faza e tretë po zhvillohet dhe vaksinat mund të jenë gati për opinionin në nëntor dhe në dhjetor”, deklaroi ekspertja për biosiguri në CDC, Guizhen Vu.

Ajo shtoi se nuk ka ndjerë kurrfarë simptome abnormale gjatë muajve të kaluar prej se ka marrë vaksinë eksperimentale në prill, pa e cekur vaksinën.

Kompania shtetërore farmaceutike kineze “Sinofarm” dhe “Sinovak bioteç” zhvillojnë tre vaksina në kuadër të programit shtetëror, përderisa të katërtën e zhvillon “KanSino bioloxhiks”, përdorimi i të cilës në armatën kineze ishte miratuar në qershor.