Vaksinim falas kundër gripit sezonal të punonjësve shëndetësorë në vendet e tyre të punës

epa08673426 A handout photo made available by the Hacettepe University hospital shows a medical worker injecting a coronavirus vaccine to another medical worker at the Hacettepe University hospital in Ankara, Turkey, 16 September 2020. Turkey has started the third phase of a Covid-19 vaccine human trial made by China's Sinovac Biotech Ltd. EPA/HACETTEPE UNIVERSITY HOSPITAL HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Advertisment

Këtë sezon për vaksinim kundër grupit sezonal, për herë të parë është mundësuar që vaksinimi falas i punonjësve shëndetësorë të zbatohet në institucionet e tyre amë, në vend që të shkojnë si edhe deri më tani në Qendrat për Shëndet Publik. Do të përfshihen punonjësit shëndetësorë të cilët kanë shprehuri interes për vaksinim nga institucionet shëndetësore publike në shtet, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë mënyrë, vaksinën e bëmë më të arritshme për të gjithë punonjësit shëndetësorë, si një ndër kategoritë e rrezikshme, mbrojtja e të cilëve në kushte të Kovid-19 është shumë e rëndësishme”, qëndron në kumtesë.

Reklame

Në dërgesën e parë deri te institucionet janë siguruar 2790 vaksina. Sasitë shtesë do të dorëzohen në një kohë sa më të shkurtë për shkak të interesit midis punonjësve shëndetësorë.

Të martën filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, ndërsa qytetarët mund të caktojnë termine për vaksinim falas përmes mjekut të tyre familjar. MSH shton se sivjet, janë furnizuar 40 mijë doza, 12 mijë doza më shumë se vitin e kaluar. Viti i tretë me radhë që sigurojmë vaksinim falas për persona mbi 65 vjet, persona me sëmundje kronike, gra shtatzëna, punonjës shëndetësorë dhe fëmijë deri në pesë vjet.