Vaksinohen mbi 3 milion banorë, Izraeli nis lehtësimin e masave kundër covid

Ndryshe nga vendet evropiane, Izraeli ka filluar me lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa po zhvillon një fushatë të gjerë vaksinimi kundër COVID-19. Parukeritë dhe disa biznese tjera u hapën nga dje.

Masat e izolimit ishin fuqizuar në muajin dhjetor të vitit 2020, pasi vendi u përballë me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Vendi iu nënshtrua një taktike të mirëmenaxhuar të vaksinimit ku që prej dhjetorit, më shumë se 3.4 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, raporton A2.

 

Një sërë masash mbeten ende në fuqi ndërkohë, derisa numri i vaksinimeve të kalojë masën 50 për qind.