Vaksinohet zëvendëskryeministri i parë

Vaksinimi masiv në të gjithë vendin po vazhdon me intensitet të lartë.

Pas vaksinimit të kryeministrit Zaev dhe ministrit të shëndetësisë Filipçe, ka vazhduar edhe vaksinimi i funskionarëve tjerë qeveritar, informon portali “tetova1”.

Reklame

Sot me vaksinën anti-Covid-19 u vaksinua edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z Artan Grubi sot pranoi dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.

Pas vaksinimit në hapësirat e poliklinikës së Çairit që shërben edhe si qendër vaksinimi, Grubi bëri apel deri tek qytetarët që të regjistrohen për vaksinim në faqen e ministrisë së Shëndetësisë vakcinacija.mk pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë procesin e imunizimit dhe njëkohësisht të mposhtim virusin.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Grubi pas vaksinimit:

“Në përputhje me vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më erdhi radha edhe mua që të vaksinohem sot në poliklinikën e Çairit dhe sapo e përfundova procesin e vaksinimit.

Dua të shpreh falënderimet e pafund nda të gjithë stafit mjekësor, personelit asistues që po i dalin në ndihmë qytetarëve dhe po vijon vaksinimi çdo ditë ndërsa dua të apelojë deri tek të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar tek portali vakcinacija.mk që t’i përgjigjen ftesës së tyre, të vaksinohen ndërsa ata të cilët akoma nuk janë regjistruar ta bëjnë këtë sepse zgjat shumë shkurt, vetëm disa minuta në portalin për vaksinim si dhe vetë procesi i vaksinimit është i shkurtër dhe absolutisht i padhembshëm dhe 100% i sigurt, andaj ju ftoj të gjithëve që të vaksinoheni dhe mos të vonohemi që t’i rikthehemi jetës tonë normale.”

Poashtu edhe shumica e deputetëve janë vaksinuar deri më tash./tetova1/