Vakte falas për jetimë dhe raste sociale, çdo ditë prej 9 deri në orën 16

Advertisment

“Vakte falas për jetimë, raste sociale, të pastrehë dhe persona të tjerë që
nuk mund të sigurojnë vakt të ngrohtë”, ky shkrim mund të vërehet edhe në rrugën
Ruzvelltova. Çdokush që ka nevojë për ushqim le të vijë nga ora 9 deri në 16. Pronari i barit
“Burger” së bashku me bashkëshorten e tij, me ide për ushqim falas për të gjithë ata që nuk
mund të sigurojnë për veten vakt të ngrohtë.

“Asnjëherë nuk kemi dhënë bukë të thatë. Bëjmë sandviçë të ftohtë apo të ngrohtë. Me qofte
ose sallame, ose sallatë. Çdoherë u kemi dhënë diçka. Gjatë javës vijnë rreth 10 persona. Fëmijët që e distribuojnë ushqimin, tre ose katër herë në javë u japin ushqim lypësve në semaforët prej këtu deri në Vllae”, u shpreh Vasill Nedellkovski. Në këtë bar e takuam Nikifor që ka dhuruar 22 hamburgerë. Ai tha se shkrimin e ka parë në Facebook ndërsa është frymëzuar nga guximi i Vasillit.

Reklame

“Më shumë më frymëzoi guximi i shkrimit që e pashë në Facebook mbrëmë. Kjo gjë ngjalli
emocione brenda meje, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Duhet guxim për një hap të tillë. Të
publikosh diçka të tillë në qytet me mbi një milion banorë, të japësh ushqim falas, duhet
guxim. Të them “të lumtë” nuk mjafton. Prandaj vendosa që të vij dhe të dhuroj sipas
mundësive të mia”, tha Nikifor Kirçievski, donator.

Pas iniciativës, dhjetëra qytetarë erdhën për të marrë vakt. Vase dhuron ushqim dhe ua
shpërndan atyre që kanë nevojë. Dje ai solli ushqim në strehimoren në Vizbeg. Dhjetëra hamburgerë janë përgatitur për personat në rrezik social, në Kishën në Gjorçe
Petrov