Vala e dytë e COVID? Kina mbyll qytetin Shulan, rritet numri i të prekurve

Advertisment

Është rritur përsëri numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë. Pas përkeqësimit të situatës, Kina vendosi që të mbyll qytetin Shulan.

Në këtë qytet u konfirmuan 11 raste të reja gjatë ditës së kaluar, të gjitha të lidhura me një grua të infektuar e cila punonte në një lakanderi.

Reklame

Pacientja 45-vjeçare, e cila ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur histori udhëtimi së fundmi, shkruan BBC.

Të gjitha vendet publike nëpër qytet janë mbyllur dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti i Shulan është klasifikuar si vend me rrezik të lartë për përhapjen e virusit.

Shulan është në provincën Jilin, dhe ndodhet në kufirin me Korenë e Veriut, e cila pretendon se nuk ka raste me Covid-19. Virusi vdekjeprurës u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019./ Opinion.al