Valë e nxehtë gjatë javës së ardhshme në Maqedoni, temperaturat deri në 40 gradë

Siç njoftojnë gna Drejtoria për Punë Hidrometerolgojike, nga dita e diel fillon vala e re me temperatura deri në 40 gradë celsius.

“Gjatë ditëve të arshme na pret moti i xnehtë dhe stabil, ndërsa të shtunën në pjesët malore të vendit pritet të ketë reshje të shiut.

NGa dita e hënë pritet rritja e temperaturave nga 31 deri 38 gradë celsius, ndërsa më nxehtë do të jetë të mërkurën me 39 gradë celsius”, thotë Lençe Rizova nga DHP.

Kjo valë e nxhetë do të zgjasë deri të enjten, kur temperaturat do të kthehen në mesataren e ditëve të verës.

Nga DHP nuk mund të thonë nëse kjo valë është e fundit që do ta përfshijë Maqedoninë, për shkak se prognozat janë 10 ditore. Kjo do të jetë vala e dytë e nxehtë për këtë verë.