Vallë a ka shumicë pa BDl në?! A mundet LSDM-ja pa partnerin e tyre të koalicionit? (VIDEO)

Advertisment

Mirëmbrëma. Kjo përbërje parlamentare ka mandat nga vitit 2016 deri në vitin 2020. Deputetët, që gjithsej janë 120, vendosën që ky vit të jetë vit zgjedhor edhe pse mandati i tyre mbaron pikërisht në këtë vit. Sipas numrit të deputetëve, LSDM dhe BDI momentalisht e përbëjnë koalicionin më të madh në Kuvend.

35 deputet ka LSDM dhe 10 ka BDI, d.m.th. gjithsej 45 deputet ka për momentin ky koalicion. Sa i përket koalicioneve tjera në korniza të LSDM-së, kemi PRSD, PLD dhe Partia për Lëvizjen e turqve në Maqedoni, përkatësisht gjithsej 49 deputet, mes tjerave është edhe Pala serbe e Maqedonisë, një kandidat, Partia për ardhmëri evropiane, Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë dy, Partia për emancipim të përgjithshëm të romëve, një kandidat, përkatësisht gjithsej 54 deputet.

Reklame

Gjithashtu kur LSDM planifikon sjelljen e ndonjë ligji për të cilin nevojiten mbi 80 vota, mbështetet edhe te 10 deputetët e pavarur, ku së bashku me ta janë 64 deputet, që nuk mjaftojnë për sjelljen e ndonjë ligji për të cilin nevojitet shumicë e Badenterit. Këtu janë edhe deputetët e Alternativës, Aleancës për shqiptarët, Besa dhe PDSH. Me këta deputet, LSDM ka gjithsej 75 deputet, plus partitë tjera. Kështu arrinte deri te mbi 80 deputet, përkatësisht shumicë e Badenterit apo e dy të tretave.

Momentalisht sipas deklaratës së fundit të dhënë në Klik Plus, nga sekretari i përgjithshëm, Lupço Nikollovski, se ekziston mundësia që të kemi shumicë të re në pushtet dhe e njëjta të formojë shumicë të re në Kuvend, dhe e njëjta të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, megjithatë bëmë analizë. LSDM së bashku me koalicionin dhe deputetët e pavarur, gjithsej ka 65 deputet, që nuk mjaftojnë për sjelljen e ligjeve siç është ai për Prokurorinë Publike, për të cilin nevojitet shumicë e dy të tretave, përkatësisht mbi 80 deputet.