Valle gjatë Pashkëve në Gjevgjeli: Një i arrestuar ndërsa të tjerët po identifikohen (Video)

Vallja e Pashkëve në Gjevgjeli ka përfunduar me së paku një të arrestuar dhe disa të identifkikuar të cilët kanë shkelur orën policore gjatë uikendit, transmeton Zhurnal.

Mbrëmë u shpërnda një video ku shihej se si disa banorë të Gjevgjelisë luajnë valle në rrugë gjatë kohës së orës policore që zgjatë 3 ditë. Që mbrëmë madje njëri prej tyre u arrestua.

Nga MPB shkurt njoftojnë se po punohet në këtë rast dhe do të sanksionohen të gjithë shkelësit e orës policore.