Valon Bela: Vazhdojnë gafat e humbësit Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka pritur në takim sot ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçell Gallovej.
Kjo ka ngjallur reagim në publik.

Valon Bela vlerëson se në këtë takim, pati një gafë.

Reklame

Sipas tij, ulja në “krye të vendit” e Salit nuk shkon në takime diplomatike.

“Në ndërkohë vazhdojnë gafet e Qeverisë.Ulja në këtë mënyrë është jokorrekte me përfaqësues diplomatik. Prej humbësit e Ministër. Ndjesë ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar/United Kingdom.p.s. O Ministër, kompleksi i të ulurit në “krye të vendit” nuk kalon në takimet me përfaqësues të korit diplomatik!”, shkroi Bela