Vardari bie nga liga e parë e Maqedonisë

Janë zhvilluar takimet e javës së 32 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Vardarit nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, pasi sot u mund nga Struga Trim Lum me rezultatin 1:0.

Struganët me ambicie për Evropë, falë golit të Altiparmakovskit në minutën e 67, arritën që të fitojnë Vardarin dhe të marrin tri pikë për tu ngjitur në vendin e tretë në renditjen tabelore, duke u ndihmuar kështu edhe nga humbja 4:3 e Makedonija Gjorçe Petrovit nga Shkëndija të luajtur sot.

Reklame

Struga me këtë triumf, merr pozitën e tretë me 54 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Makedonija Gjorçe Petrovi që zbret në pozitën e katërt.

Ekip i Shkupit ka barazuar 0:0, me Pelisterit dhe ka siguruar daljen në Evropë për të katërtën herë më radhë.

Ndërkohë punët nuk kanë shkuar mirë për Renovën, që është mundur nga Boreci me rezultatin 2:0. Në ndeshjet tjera, Bellasica u mund nga Akademia Pandevi me shifrat 2:0, ndërsa Rabotniçki triumfoi përballë Sileksit me rezultat 3:1.