Varianti britanik i covid 30 deri në 100 për qind më vde kjeprurës

Varianti britanik i COVID, sipas një studimi, ka rezultuar se nga 30 deri në 100 për qind më vd ekjeprurës sesa llojet e mëparshme.

Në një studim që krahasonte nivelet e vd ekjeve midis njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të infektuar me variantin e njohur si B.1.1.7 me ata të infektuar me variante të tjera, shkencëtarët thanë se lloji i ri kishte vd ekshmëri “dukshëm më të lartë”.

Botuar në British Medical Journal, studimi në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se ky variant i COVID shkaktoi 227 vd ekje në një grup prej 54,906 pacientëve të infektuar, krahasuar me 141 midis të njëjtit numër pacientësh të infektuar me variante të tjera.

“Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht,” tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter i cili bashkë-drejtoi kërkimin.

B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në qarkun Anglez të Kent në Shtator 2020 dhe që atëherë është bërë lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Varianti ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik – një numër relativisht i lartë i ndryshimeve – dhe disa prej tyre e kanë bërë atë shumë më të aftë të përhapet.

Shkencëtarët britanikë thonë se është rreth 40-70 për qind më i transmetueshëm sesa koronavirusi i valës së parë.

Përhapja e shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar nxiti një rritje të rasteve dhe vd ekjeve dhe më 4 janar, detyroi një bllokim të ri kombëtar – e treta e vendit që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 4.3 milion raste të COVID-19 dhe gati 125,000 vi ktima.