Varianti britanik i covid po përhapet me shpejtësi në Gjermani

Varianti më infektiv i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, po përhapet me shpejtësi në Gjermani, paralajmëroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Varianti, i njohur me emrin shkencor B117, tani përbën mbi 22 % të infektimeve në vend, në krahasim me pothuajse 6 % më pak se dy javë më parë”, tha Spahn, duke cituar të dhënat e agjencisë gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” (RKI).

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ne duhet të supozojmë se varianti shpejt mund të bëhet dominues edhe këtu”, shtoi ai, raporton ATSh.

Sipas ministrit, 1,5 % e rasteve janë shkaktuar nga mutacioni i Afrikës së Jugut.

Kohët e fundit, qeveria gjermane ka rritur burimet në laboratorë për renditjen e punës, në mënyrë që të marrë një pamje më të qartë të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend.