Varianti i ri afrikano-jugor i COVID-19 quhet ‘Omicron’

Një variant i ri afrikano-jugor i COVID-19 është zbuluar kohët e fundit, të cilin OBSH e ka emëruar “Omicron”, ditën e sotme.

Ky është një tjetër variant i virusit që merr emrin sipas shkronjave të alfabetit grek.

Reklame

Omicron është përhapur fillimisht në Afrikën e Jugut. Konsiderohet se ka pësuar më shumë mutacione se të gjitha variantet tjera dhe së është shumë ngjitës. Për këtë, OBSH ka ngritur alarm për masa të rrepta kundër përhapjes së tij.