Vazhdimi i seancës së 12-të, ja vendimet

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së veriut sot në kuadër te vazhdimisht të seancës së 12-të, vendosi të mbështesë financiarisht investimet e 49-të kompanive.

“Në vazhdimin e seancës së 12-të të rregullt e cila u zhvilluar sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin e Agjencisë për investime të huaja, plotësuar me mendimin e Komisionit për vlerësimin e plotësimit të kushteve, për kërkesat e arriturat për lidhjen e Marrëveshjes për dhënien e mbështetjes financiare për investimet e arritura përmes Agjencisë për investime të huaja dhe nxitjen e eksportit, në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve”, raportojnë nga Qeveria.

Reklame

Qeveria raportoi se kanë aplikuar 54 kompani për marrëveshje të reja dhe 11 kompani për ndryshimin/plotësimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

“Nga 54 kërkesat për mbështetjen financiare të investimeve për marrëveshje të re, janë pranuar aplikimet e 39 kompanie, ndërsa nga 11 kërkesat e arritura për anekse, janë pranuar 10 aplikimet e kompanive për mbështetjen e investimeve të tyre gjatë këtij viti, në përputhje me kushtet dhe kriteret e konfirmuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se shuma maksimale në vjet si mbështetje financiare është nga 10% deri në 20% e investimeve të realizuara, por jo më shumë se 1 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e pranuar për mbështetjen e investimeve të kompanive nga të dy paketat është 53.4 milionë euro”, raportojnë nga Qeveria.

Mgid