Vazhdohet pushimi i lindjes derisa zgjatin masat ndaj Covid 19

Advertisment

Ministria për punë dhe politikë sociale ka informuar se punonjesve të cilat janë në pushim të lindjes, do u vazhdohet pushimi i paguar derisa zgjatin masat e përkohshme për mbrojtje nga korona virusi.

Për t’u siguruar mbrojtje dhe përkujdes i fëmijëve, Qeveria ka sjellë rregullore me fuqi ligjore për ndryshim të ligjit për marrdhënie pune gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme,

Reklame

me të cilën mungesa në punë nga punonjeset përshkak shtatzënisë, lindjes dhe prindësisë nga adoptimi vazhdon të rrjedhë dhe pagesa e pagës vazhdohet deri në përfundimin masave për mbrojtje nga Covid.

Vendimin për kohëzgjatjen e masave të përkohshme i sjellë Qeveria, me propozim të komisionit për sëmundje ngjitëse. Pagesa për mungesë të lindjes rregullohet përmes fondit për sigurim shëndetësor.