Vazhdojn radhët e qytetarëve para bankave në Tetovë, kush është fajtor?

Advertisment

Shumë qytetarë për ditë të tëra po shihen të grumbulluar para Stopanska Bankës në Tetovë dhe po presin me ora të tëra që të marrin kartelën financiare për kategoritë sociale që po i ndanë Qeveria, edhe pse terminet i kanë në orë të caktuara dhe datë të caktuara, shkruan in7.

Kështu një qytetare që po priste para bankës, për in7 thotë, se edhe pse kemi pasur termin, të cilin e kanë parë dhe kishte dëshmi që ka termin, që nga dita e djeshme po pret para filialës së bankës dhe ende nuk ka mundut të futet dhe të kryejë punë.

Reklame

“Unë dje më 01.Korrik 2020 në ora 12:35 kam pasur terminin për të marrë kartelën, por që dje nga kjo kohë nuk po mundem të të vij në radhë që të kryej punë, më kanë dhënë një numër, këta të sigurimit para bankës, e ky numër është i 235, kurse këtu në rradhë është numri 11, kështu ndodhi edhe dje, kisha numër 354 i cili deri në ora 19, sa edhe punon banka, nuk erdhi në radhë, nuk e di pse ndodh kjo, pasi në kohë pandemie nuk është në rregull të punonet kështu. Problemi qëndron pikërisht në menaxhimin egjithë kësaj pune nga ana e bankës , pasi ka banka tjera që shumë më mirë e kanë menaxhuar këtë situatë”, thotë një qytetare e cila priste rradhë për të marrë kartelën para bankës.

Nga shtabi i krizës në komunën e Tetovës vazhdojnë të apelojnë deri tek bankat që të shtojnë numrin e rendmbajtësve.

“Ditëve të fundit vërehet një frekuentim i shtuar i qytetarëve përpara objekteve bankare, që lidhet me dhënien e kartelave pagesore vendore. Me qëllim që të evitohen skenarë të padëshirueshme të infektimit të mundshëm si pasojë e grumbullimit në masë të njerëzve, apelojmë që bankat komerciale të rrisin numrin e rend mbajtësve në sportele dhe hapësirat e jashtme përpara objekteve bankare,” u tha nga Shtabi i Krizës, Tetovë.

Në lidhje me këtë in7 ka komunikuar me përfaqësues të bankës në fjalë, të cilët thonë se të gjithëve personave u dërgohet sms ku i lajmërojmë për terminin kur do të duhet që të marrin kartelën, duke mos dhënë asnjë informacion se ku tangon kjo procedurë, e cila është treguar e pasuksesshme, pasi bankat tjera e kanë të rregulluar më mirë këtë procedurë.

Para bankës nuk mungojnë edhe zënkat në mes të qytetarëve, ku gati çdo ditë ka konfrontime verbale, por ndonjëherë edhe fizike në mes të qytetarëve dhe në mes të të punësuarëve në këtë bankë, thonë qytetarët.

Kjo gjendje është kështu, që kur Qeveria nxori emrat e qytetarëve që janë fitues të karteleve për të blerë produkte ushqimore vendore.

Por para bankave mund të shihet sigurim që mbajnë vetëm radhë që të futen në bakë në bazë të numrit dhe jo edhe për ruajtjen e distancës. Në qytetin e Tetovës vetëm gjatë ditës së sotme kishte 11 të infektuar me Covid 19.