Në një nga restorantet në Kumanovë mbrëmë ka pasur një aheng. Muzika me zë të lartë ka shqetësuar fqinjët, të cilët edhe kanë bërë filmime amatore.
Nga SPB-ja Kumanovë thonë se nuk ka pasur asnjë denoncim për një shkelje të tillë të protokollit në objektet gastronomike. Ditë më parë nga MPB-ja thanë se do të intervenojnë me polici nëpër restorante apo shtëpi private, por në rastin e këtij ahengu polica është treguar symbyllur edhe pse u tha krerët e dikasterit thanë se policia nuk do të falë.