Vazhdojnë investimet në pjesën lindore të Maqedonisë

Fillon ndërtimi i largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtorin e përgjithshëm të MEPSO-s Kushtrim Ramadani

Reklame

dhe përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitasi do të marrë pjesë në fillimin zyrtar të ndërtimit të largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole.

 

Ndërtimi i largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është pjesë e ciklit investues për revitalizimin e rrjetit elektropërçues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.