Pronarë restorantesh, muzikantë, fotografë, kameraman e punonjës të tjerë, veprimtaria e të cilëve ndërlidhet me dasmat, serish protestuan duke bllokuar bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Autokomandë të Shkupit.
Ata nuk dorëzohen nga kërkesat e tyre, që shteti urgjentisht të sjell protokoll për realizimin e dasmave, kremtimeve tjera dhe punën e klubeve të natës. Protestuesit thanë se nuk janë të kënaqur as me ndihmën e deritanishme financiare nga ana e shtetit, duke kërkuar një pako shtesë ekonomike.