Vazhdon kontrolli i shtuar ndaj transportit publik në Tetovë dhe Gostivar

Advertisment

Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar njëmujor ndaj transportit publik në Tetovë dhe Gostivar, dje janë zbuluar gjithsej 13 automjete(Tetovë-6 dhe Gostivar-7), kryesisht furgonë, pronarët e të cilëve nuk kishin licencë për të kryer një transport të tillë.

Pronarëve të automjeteve u janë përgaditur padi adekaute penale sipas nenit 284 A të Kodit Penal për “kryerjen e transportit publik pa licencë” dhe do të përballen me sanksionet e parapara ligjore.

Reklame

Dje, gjithashtu në Tetovë, janë zbuluar 4 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa kaluar testin për patentë shoferi apo patentë të vlefshme për shofer, si dhe 5 vetura të keqparkuara.

Shkeljet e zbuluara janë kompletuar duke përgatitur parashtresat përkatëse.
Aktivitetet kontrolluese në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojnë në periudhën ardhëshme dhe paralelisht do të kontrollohen se sa respektohet nga transporti publik vendimi i qeverisë për shfrytëzimin e 50 për qind të kapacitetit në automjete./TS/