Vazhdon përhapja e koronavirusit rritet numri i të prekurve

Ka shkuar në 90 936 numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën. Mbi 80 mijë raste janë shënuar në Kinë, ndërsa pas saj radhiten Koreja Jugore me rreth 4 mijë e 800, Italia me më shumë se dy mijë dhe Irani me 1 500 raste.

Përpos këtyre shteteve, shifra serioze janë konfirmuar edhe në Japoni me 274 raste të infektimeve, Franca me 191, Gjermania me 165 dhe Spanja me 120 raste.
Koronavirusi është përhapur edhe në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Australi.

Reklame

Ndërkohë numri i personave të vd ekur ka shkuar në 3 117. Vetëm në Kinë kanë vd ekur 2 936 persona. Pas këtij shteti, vendet me më së shumti vi ktima janë Irani me 66 persona të vd ekur, Italia me 52 dhe Koreja Jugore me 29 vd ekje.

Vd ekje nga koronavirusi janë shënuar edhe në Japoni, Francë, Australi, Filipine, Tajvan, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Brenda një kohe të shkurtër, në ShBA vd iqën gjashtë persona, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.