Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri, 82 raste të reja

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar një tjetër rekord negativ.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një 68-vjeçar me Covid-19, duke e çuar në 37 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.