Vazhdon të rritet numri i rasteve te reja me koronavirus në vendin tonë

Prej disa ditësh në vendin tonë vazhdon të ketë rritje konstante të të infektuarve me koronavirus.

Ndërsa i pari i Shëndetësisë e justifikoi sot rritjen si shkak i prezencës së variantit britanik. Kështu sot nga 2 972 testime, 582 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Korona, ose 20 për qind të testuarve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koroavirusin plot 13 persona.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 374 persona.