Vdekja e gruas nga Tateshi i Strugës, përplasje në spitalin e Ohrit

Prokuroria republikane publike po heton rastin me vdekjen e gruas nga fshati Tatesh i Strugës nga Covid-19 e cila nuk ishte pranuar në spitalin e Ohrit. Nga SPB- Ohër është lëshuar urdhër për marrjen e gjithë dokumentacionit nga spitali që duhet të ndihmojë në vërtetimin nëse ka bazë dikush të mbajë përgjegjësi penale për këtë.

Prokuroria themelore publike:

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ende po veprohet ndaj urdhrit. Pas grumbullimit të dokumentacionit të domosdoshëm do të merret vendim për veprim të mëtutjeshëm”.

Ndërkohë, drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Ohrit, Sllavica Maleska dhe reparti infektiv akuzojnë njëri tjetrin për këtë rast. Ajo thotë se me kohë i ka informuar të gjithë se patjetër t’u ofrohet mbrojtje të gjithë pacientëve të dyshuar.

Reparti infektiv si repart që kujdeset për pacientë me patologji infektuese mori protokoll për veprim me personat e sëmurë nga virusi korona”-pohoi Sllavica Maleska, drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Ohrit.

Por, nga reparti infektiv demantojnë se nuk kanë vepruar siç duhet. Pohojnë se të ndjerës i është marr mostër më 26 mars, por pasi i është përkeqësuar gjendja dhe sërish është sjellë në spital, ajo nuk ka pasur udhëzim nga mjeku amë.

Reparti infektiv në spitalin e Ohrit:

“Reparti ka vetëm një hyrje edhe për personelin edhe për pacientët, kështu parashtrohet pyetja, cili do ishte rreziku ndaj pacientëve tjerë që nuk janë të sëmurë nga Covid-19 dhe cili do ishte rreziku ndaj të punësuarve, dhe më e rëndësishmja, kush do ishte përgjegjës nëse virusi përhapej tek të sëmurët tjerë dhe punonjësit”.

Por, nga familja e të ndjerës pohojnë të kundërtën dhe për Alsat tregojnë ajo ka pasur udhëzim me prioritet. Ende nuk kanë vendosur nëse do ngritin padi penale kundër spitalit të Ohrit.

Miki Trajkovski