Vdekja e lehonës 40 vjeçare ja çka thonë mjekët (VIDEO)

Advertisment

Gjakderdhja e madhe është shkaku i vdekjes së lehonës 40-vjeçare e cila vdiq në Klinikën Gjinekologjike vetëm një ditë pas operacionit cezarian në të cilin mjekët nxorën foshnjën e vdekur.

Mjekët thonë se kanë bërë gjithçka për ta ndaluar gjakderdhjen, por gruaja vdiq. Kur lehona ka arritur në spital, mjekët kanë vërejtur gjetje të dyshimtë në CTG, pas çka i kanë thënë të kthehej në spital për dy orë, si parandalim nga koronavirusi.

Reklame

Gjatë atyre dy orëve, lehona që shkoi në shtëpi ka filluar të ketë gjakderdhje dhe është dërguar menjëherë në spital ku është operuar. Familjarët e saj thonë se mund të kishte shpëtuar nëse do të ishte mbajtur në spital. Por mjekët nuk pajtohen me këtë.