Vdekja që shërohet: Për herë të parë, procedura mjekësore që shokoi botën

71

Mjekët kanë realizuar për herë të parë procedurën që quhet “jetë e pezulluar,” e cila u mundëson më shumë kohë për të operuar pacientët në gjendje kritike për jetën a me dëmtime madhore në trup.

#

Procesi konsiston në uljen e temperaturës së trurit nën 10 gradë celcius përmes zëvendësimit të gjakut me një solucion saline akull të ftohtë. Zakonisht, solucioni pompohet drejtpërdrejt në aortë, arterien kryesore që çon gjakun nga zemra në trup.

E njohur edhe si ruajtje dhe ringjallje urgjente, procedura po testohet mbi pacientë që janë lënduar aq rëndë, sa mund të humbasin gjithë gjakun ose mund të pësojnë atak kardiak para se të marrin ndihmën e duhur mjekësore. Pacientët, që zakonisht janë viktima të sulmeve me thikë a armë zjarri, kanë normalisht më pak se 5% shans mbijetese.

Samuel Tisherman, nga University of Maryland në Baltimore, e përshkroi testimin në një simpozium të mbajtur nga The New York Academy of Sciences. Ai tha se procedura ishte kryer mbi të paktën një pacient, por nuk qartësoi në kishte mbijetuar a jo.

Ftohja e menjëhershme e viktimave të traumës synon të pakësojë aktivitetin e trurit aq sa ta ndalojë dhe të ngadalësojë fiziologjinë e pacientit në mënyrë që kirurgët të kenë disa minuta, me raste edhe orë, më shumë për të operuar. Pasi lëndimet e pacientit kurohen, ata ngrohen dhe ringjallen.

Testimet që po kryen në Shtetet e Bashkuara synojnë të limitojnë dëmtimet në tru që pësojnë pacientët që i mbijetojnë këtyre traumave. Kur zemra ndalon dhe gjaku nuk qarkullon më, truri vuan për oksigjen dhe degjeneron.

Testimi do të krahasojë rezultatet e 20 grave dhe burrave që i nënshtrohen procedurës së “jetës së pezulluar.” Pritet që rezultatet përfundimtare të dalin në fund të vitit 2020.