Vdes agjenti i futbollit, Mino Raiola

Agjenti i futbollit, Mino Raiola, ka vdekur sot në moshën 54-vjeçare.

Maniola, ishte agjent i shumë futbollistëve të mdhenjë si Paul Pogba, Henrikh Mkhitaryan, Marco Verratti, Gianluigi Donnarumma, Erling Haland e Mario Balotelli, njofton Klankosova.tv.

Reklame

Kujtojmë se ditë më parë media prestigjioze raportuan se ai vdiq, por me anë të një reagimi të vetë Raiolas në Tëitter një gjë e tillë u demantua.

“Statusi aktual shëndetësor për ata që pyesin: i mërzitur për herë të dytë në katër muaj që më shpallin të vdekur”, shkroi Raiola në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vetë faqja zyrtare e agjentit Mino Raiolas në Twitter.