Vdes kryetari i parë i FFK’së, Agim Bytyqi

Advertisment

Futbolli kosovar sot ka marr një lajm të hidhur. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Prizren ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Bytyqi. Përveç që ishte kryetar i FFK-së, për shumë vite ishte edhe kryetar i klubit të Kosovës, KF Liria.

Bytyqi e udhëheqi FFK-në pas korrikut të vitit 1991, duke bërë një punë të madhe në një kohë shumë të vështirë për futbollin kosovar.

Reklame

Ai do të jetë gjithmonë një nga figurat më të rëndësishme të futbollit të Kosovës.