Vdiqën tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin e tij.

Reklame

KOHA ka mësuar jozyrtarisht se tre anëtarët e kësaj familjeje kanë vdekur për shkak të helmimit nga ushqimi, ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin.