Vedati kështu e sheh Teta Gjylën kur të plaket

122
#

Vedat Bajrami, Osmani Azemi dhe Mesur Safqiu, kanë formuar treshen më të ndjekur për shumë vite me radhë.

Janë bërë të njohur falë skeqeve të ndryshme dhe të dalluara, dhe sot janë të pazëvendësuar tek të gjithë shqiptarët, shkruan Kosovarja.

Humori i tyre ka ndikuar që ata të kërkohen edhe jashtë vendit, dhe të bëhen pjesë e shumë koncerteve dhe manifestimeve të ndryshme që mbahen kudo në diasporë.

Ata përveç jetës artistike dijnë të bëjnë përshtypje dhe të marrin vëmendje edhe në jetën private, pasi çdo herë i shohim bashkë, dhe humorin nuk e lëjnë anash edhe kur nuk kanë obligim.

Si zakonisht, janë Vedati dhe Osmani të cilët nuk iu rezistojnë dot servimeve ndaj publikut, ku tek e fundja zgjedhin njëri tjetrin që të bëjnë diçka dhe të sjellin gjëra sa më interesante për publikun.

Këtë herë, ishte Vedati që bëri shaka me Osmanin apo ndryshe i njohur me nofkën “Teta Gjyle”, ku kishte treguar se si do të dukej ajo kur të plakej, kështu edhe duke shkaktuar të qeshura të pafundme tek adhuruesit e saj. /Kosovarja/