Vegane prej vitesh, Teuta Krasniqi: Sot nuk varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve, veç e helmoni veten përmes mishit

Advertisment

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, tashmë ka treguar se që një kohë është vegane dhe nuk ushqehet me mish, apo produkte të kafshëve.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur dhe e komentuar në faqet rozë, ajo së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me vajzën e vogël, Kaia, ku ka sqaruar se kafshët nuk janë ushqim.

Reklame

Në një postim të gjatë, ylli i “Kafeneja Jonë” thekson se sot mbijetesa nuk varet nga ngrënia e kafshëve dhe kjo nuk është e mirë as për shëndetin e njeriut.

Fëmijët e dijnë më së miri që kafshët nuk janë ushqim, por pastaj ne të rriturit u’a shpërlajmë trurin me rregulla komplet banale dhe të pakapshme me arsyetimin se kështu duhet, jo jo nuk duhet me u rrjep kafsha e shkretë për me mbush barkun njeriu sepse sot nuk varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve. Përveç kësaj, veç e helmoni veten përmes mishit. Do të thotë dy të këqija në një vend”, ka shkruar ajo.